
Më në fund AMMA do e mbaj fjalën…!!!
Shqiptarët ne 1 Shtator do ta gjejnë veten pa transmetime analoge. (më falni, 1 Tetor sepse u shty afati dhe për një tjetër muaj)
Cila është e vërteta e kësaj vonese të stërzgjatur:
Nga “halli”, “injoranca” dhe “korrupsioni”.
Sa për të ta shpjeguar:
USA i mbylli transmetimet analoge që në 12 Qershor 2009. FCC, ekuivalentja e AMMA në Shqipëri, jo vetëm nuk lejoi të tregëtoheshin televizorë jashtë standardeve por madije u dhurua dhe nga një dekoder falas për çdo familje që ende shikonin me ekran. Në USA nuk lejohet asnjë produkt të tregetohet pa çertifikimin e Komisionit Federal të Komunikacionit (FCC). Edhe një ushqyes të rëndomtë po të blesh, në të do të gjesh logon e FCC.
INJORANCA – Në Shqipëri AMMA nuk e ndërmori kurrë këtë autoritet për të kryer çertifikimin e produkteve që tregtohen. Ndoshta nën pretekstin se këto produkte çertifikohen nga CE dhe ja, kështu erdhën televizorë ‘flat screen HD” pa çertifikim nga vetë CE me dekoder DVB T1.
KORRUPSIONI – U lejua çdoganimi dhe tregëtimi i televizoreve DVB T1, kur dihej më parë enkodimi që do të kryhej (për ironi) e diktuar nga vetë AMMA, me vetëdije të plotë që po kryenin një krim tregëtar. Kujt autoriteti i “interesoi” të hynte në këtë lojë korruptive?
HALLI – Për të mbyllur gojët e njerëzve me logjikë e njohje teknike, u shty ky afat disa herë. Përsëri duke e shtyrë këtë afat edhe për një tjetër muaj…
Sa përqind e popullatës në Shqipëri di të bëj dallimin e dy terminologjive teknike DVB T1 dhe DVB T2? Blerësi thjesht shkon në dyqan dhe blen një televizor. Më pas ai vetë zbulon që dekoderi në televizorin e tij është jashtë funksioni.
I dashur qytetar:
E kemi zgjidhjen. Mund të blesh një dekoder sepse shteti yt dhe dyqani ku ti shkove për të blerë, me kursimet e tua ose me kredi, “ta futi”. Më vjen keq për ty por kjo është e vërteta…
Askush nuk ka shkruar për këtë fenomen ku ka se çfarë të shkruash mjaft. Kjo është jo vetëm për të “qarë” që zhvillohen transaksione të pastra korruptive por dhe për t’u “revoltuar” që askush këtë fenomen nuk e pasqyron me të vërtetat e tij…
Florian Bezhani fb post





You must be logged in to post a comment.