Pas OSBE edhe BE duket se i është vënë përballë kryeministrit Rama për ligjin represiv anti shpifje që ai po tenton të kalojë në parlament. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca sinjalizoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë paketën e ligjeve “anti-shpifje” të kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se projektligjet nuk respektojnë në tërësi standardet e BE-së për lirinë e fjalës.
Në fillim të korrikut të këtij viti zyra e OSBE-së në Vjenë, i ka sugjeruar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të rishohë disa pika të “Ligjit të për Komunikimet Elektronike”, dhe atij për median audiovizive, që bien ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Madje përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar kreut të qeverisë një letër për rishikimin ligjor të ndryshimeve që ai parashikon të bëjë duke theksuar mbi të gjitha se AMA nuk mund të marrë rrolin e një gjykate dhe të vendos gjoba për mediat online.
Të njëjtën gjë nënvizoi edhe ambasadori Soreca i cili e përjashtoi kategorikisht luajtjen e një rroli mbikqyrës nga AMA. “BE rekomandon përqasje më pak të ashpra, bazuar në praktikat vetërregulluese” tha ai të hënën gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë.






You must be logged in to post a comment.