Lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sikurse mund të konstatohet nga videot e bashkëngjitura më poshtë dhe fotoja e siguruar nga Lapsi.al, një ndërtesë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është çarë më dysh si pasojë e tronditjeve të forta.

Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë se në këtë qytet është krijuar një situatë paniku dhe qytetarët kanë përjetuar momente tmerri.

Paraprakisht, raportohet për 30 të lënduar që janë transportuar drejt spitalit të Traumës, krahas dëmtimeve të ndjeshme të pallatave.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Ministria e  Mbrojtjes deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra është loalizuar 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit në vend.

Trending