
Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë rreth 2 orë më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe është bërë prezent edhe në futboll. Kështu, ndeshja mes Partizanit e Bylis, për javën e 5 të Superiores, që po luhej në stadiumin Selman Stërmasi është ndërprerë për pak caste, jo vetëm si pasojë e lëkundjeve të forta, por edhe për panikun e krijuar në shkallët e tij, ku tifozët janë frikësuar nga rrëzimi i suvasë së tribunës qendrore.






You must be logged in to post a comment.