
“Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet”. Kështu u theksua në takimin e sotëm mes kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në Shkup.
Siç bëri të ditur zyra e shtypit, takimi i mbajtur mes dy funksionarëve u karakterizua me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të dy bashkëbiseduesit vunë theksin tek përfitimet që do sjellë “Marrëveshja e Prespës”.
Sipas tyre, marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë krijoi një dinamikë të re për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.
“Zgjidhja e arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë e ndryshoi realitetin mes të dyja vendeve dhe krijoi dinamikë të re, pozitive në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, përfunduan kryeministri Zaev dhe ish kryeministri grek Cipras.





You must be logged in to post a comment.