Kryeministri në pritje i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë për thyerjen e marrëdhënieve me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në intervistën për emisionin “Opinion” ai tha se fillimisht kanë qenë miq, por më pas kjo marrëdhënie u ndërpre.

“I kemi pasur raportet të mira dikur, por jo kohët e fundit. Dua që t’i përmirësoj ato raporte. Kjo thyerje erdhi si pasojë e afrimit të tij me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Pas një proteste masive që ne mbajtëm në Prishtinë ai mbajti krahun e tij. Ai nuk shkëputet dot nga afeksioni dhe aventura e Thaçit për shkëmbim territoresh. Ka folur me Ramën edhe personalisht. Nuk ka lidhje me krijimin e Vetevendosjes në Tiranë” – tha Kurti. ©LAPSI.al

Trending