Franca u tha vendeve të tjera të Bashkimit Evropian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, konfirmuan për agjensinë për Reuters, burime diplomatike për Reuters.  ‘Ata nuk kanë plotësuar kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja’,- tha një zyrtar francez citon Reuters. ‘Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020’, është shprehur ai.

Parisi ka këmbëngulur se BE përballet me shumë sfida tani për të lejuar dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i trazuar nga luftërat e e 1990 dhe duke luftuar me krimin dhe korrupsionin.

Franca thotë se BE duhet të reformohet së pari nga brenda për të trajtuar me një forcë dhe unitet më të madh sfida të tilla si ndryshimi i klimës dhe migracioni, dhe se të dy vendet kandidate për BE duhet të kryejnë reforma të mëtejshme përpara se të fillojnë bisedimet.

Trending