
MOSKË – Agjensia hapësinore ruse Roscosmos, ka konfirmuar në ueb-sajtin e saj zyrtar, vdekjen e astronautit sovjetik Aleksei Leonov, në moshën 85-vjeçare.
Leonov ishte dhe njeriu i parë i cili doli në hapësirë, në vitin 1965.
Dalja e tij në hapësirë, për pak sa si kushtoi astronautit jetën e tij, por gjithësesi ai rriti në mënyrë të ndjeshme prestigjin e Bashkimit Sovjetik.
Gjithashtu astronauti ishte edhe komandant i misionit të parë të përbashkët hapësinor mes BRSS-SHBA.
Ecja e tij në hapësirë, në marsin e vitit 1965, e transmetuar ndërmjet kasetave, pati një shikueshmëri mjaft të lartë në Europë dhe në Bashkimin Sovjetik.





You must be logged in to post a comment.