“Do ta padis Haradinajn”. Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se do të padisë kryeministrin në ikje të Kosovës për deklaratën e bërë pak ditë më parë se Rama, Thaçi dhe Vuçiç do të ndanin 10 miliardë në tavolinë. Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn.
“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.
Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.
I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.
Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq” – tha Rama. ©LAPSI.al






You must be logged in to post a comment.