
U shuajt nje shprese…nje Shprese arti, shprese kurajoje, nje shprese njerezore.Me mirekuptimin tend Shpresa Berdellima po kthehem pak ne kohe pas…le te shkojme te femijeria jone.Ne banonim ne te njejtin pallat, nje godine e stermadhe me 10 shkalle me rreth 300 familje dhe diku 1500 femije.Si nje qytet me vete.Une banoja ne shkallen pese familja juaj ne shkallen 9. Me Flamurin vellane tend te madh nisa te shkoja ne shkolle qe ne klase te pare. Ndaj kur erdha ne shtepine tuaj ti ishe vetem 2 vjec …nje femije me sy shume te medhenje, te zinj,te bukur, sy me shume drite. Ja atje ne ate oborr u ritem dhe bisedat te tuneli si i thonim daljes se gjere ishin panairi yne i endrrave. Nje dite ti the une dua te behem artiste filmash dhe tek prisje pergjigjen tone, na hetoje me shikimin e ndritshem me syte e ulur sikur te doje te shihje brenda nesh. Syte ishin bere edhe me te bukur me qerpiket e gjate dhe me driten e thelle. TI KISHE SY KINEMATOGRAFIK. GUXOVE DHE JA DOLE.Nuk ishte e lehte te fitoje konkursin per ne Akademin e Arteve, te mbyllje studimet.Po me tej…?! Mund te mbeteshe ne rruge …duheshin miq shoke nderhyrje qe se paku te te jepej nje mundesi. ARTISTI I MADH GEZIM EREBARA te dha nje mundesi tek filmi ‘ Vajzat me kordele te kuqe’ ….atje takove nje kast aktoresh realisht te shquar si Drita Pelinkun, Tinka Kurtin, Sander Prosin por edhe te rinj si Marjeta Larjan…etj. Ishte nje sfide brenda sfides. Te kishin dhene nje rol negativ…Sinjorina Gajtani…por ti e qave ate rol dhe sfidove sfidat. Me tej tek Flutura ne Kabinen time shkelqeve si vajza ne deshperim te ciles i shperdorohet dashuria por qe nuk di te urrej…Kaperxeve Muret e Gurta dhe hyre te takoje Eren e ngrohte te thellesive duke patur partner si Alfred Bualotin, Ndricim Xhepen, etj…por dhe Kadri Roshin, Ilia Shytin, Guljem Radojen etj …
Ti ndertove emrin tend…askush nuk te fali gje, askush nuk te tha oh eja…Ti vije nga nje familje e thjeshte. Nena juaj Myzua rriti pese femije. Ajo ishte nje punetore e thjeshte por ama ishte nje Zagoriote e forte. Ati yt Shabani nga Gramshi ishte nje ushtarak modest qe me motorrin treciklesh ndante posten. Te kujtohet kur vinte me motor ne oborrin e pallatit dhe ne te gjithe mesynim mbi te dhe ai na bente xhirro ne oborr.Vitet e fundit sa here takohesha me Flamurin me fliste per ty dhe per betejen tende te veshtire. Nje beteje krejt e pabarabarte qe ti e humbe denjesisht. TANI SYTE JANE MBYLLUR. SI NE NJE FILM a la Felini. Ti pret qe te degjosh.Motorr, po ka motorr, aksion. Dhe kamera te nisi te xhiroj filmin tend te fundit me titull..Ikja ne Qiell…Fluturim te ndritshem shpirt i bukur…
Mos ki merak postmortem pame se njerezit te donin te kishin aktoren e tyre te preferuar…Nga sot tek do shohim filmat ku ti luajte me shume do te te duam…Shpresa me syte filmik …qe fitoi ne jete te gjitha betejat…vec humbi vetem nje ate me ikamorten….Dheu i lehte…ne oborrin e botes se shpirterave po te presin prinderit…ketu le artin, emrin, vepren dhe kujtimet…Ti e dije jemi te perkohshem.Lamtumire Shpresa kurajoze qe e takove endrren tende te jetes u bere artiste si edhe thoje kur ishe femije…paqia ra…ne kemi lotin ne sy per ty…
Pkabo 28 tetor 2019





You must be logged in to post a comment.