Kryetari i partisë LRE Arian Galdini tregon se partite e medha paguajne me mijra dollare vetem per te bere takime me nderkombetaret, nderko qe kesaj levizje vete nderkombetaret i paguajne shpenzimet e vizitave qe ky politikan i ri ndermerr kudo ne bote.Nje fjale popullore i thone shih dhe shkruaj.

Galdini shkruan:
Abraham Lincolni bëri histori sepse e nisi politikën si punonjës poste me 17 dollarë në llogari dhe vdiq (u vra) si President i SHBA dhe ende kishte vetëm 17 dollarë në llogari.
Vetëm në Shqipëri, kemi politikanë që kanë nisur me rrogë kamarieri dhe kur bëhen politikanë blejnë vila luksoze, makinavitit të të fundit të prodhimit, vishen firmato dhe shpenzojnë dreka e darka me verëra nga 500 a 600 euro shishja në 1500 euro shishja….
Dhe ende ka ndjekës të këtyre plaçkaxhinjve.
Shihuni vilat jo fjalët.
Shihuni makinat jo fjalët.
Shihuni veshjet jo fjalët.
Shihuni me kë rrinë e më kë drekojnë e darkojnë e ku kalojnë fundjavat e pushimet, jo fjalët…
Sepse po vazhduat ti votoni e ndiqni këta, mos u ankoni më sepse nuk jua ka fajin askush….
Kaq.
Nderko qe ky politikan i ri ka marre dhe vazhdon te marre ftesa nga kongresi amerikan,departamenti amerikan,keshilli i europes dhe nga shume dikastere neper bote.
Nje levizje e re duket ne horizont larg historive majtas djathtas ne shqiperi.
Zoti e bekofte shqiperine me bij te devotshem per te.





You must be logged in to post a comment.