Në 10 vite 2008 -2018 janë 622 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Rruga e sigurte e kalimit
Rinas airport

Sipas revistës MONITOR që i ka marrë të dhënat nga barometri EUROSTAT, janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë leje, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe. Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.
Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë leje (36%). Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010.
Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë. Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë). Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Trending