Po mbushen gati dy vite nga samitet reklame te qeverise rilindjes. Dy samite sollen vetem disa te holla ne xhepat e atyre qe u qan zemra te perfitojne nga reklama qeveritese.Me pas…asnje gje.Njoftohen lloj lloj grupe apo kryesi qe formohen nen drejtimin e ministrit Majko,kukulla shumengjyreshe qe se kane idene e diapsores sepse jetojne ne Tirane nen kujdesin lluks te shperblimeve per x komision qe vetem dietat sjell ne xhepat e kukullave dhe asnje gje per diasporen.

Ku jane premtimet se do nisin funksion qendrat kulturore ne shume shtete ku ka shumice te konsiderueshme shqiptaresh,ku jane mesuesit qe do listoheshin nga ministria dhe do sherbenin ne diaspore, dhe mbi te gjitha ku shkoj ligji per voten e emigranteve.
Asnje gje nuk eshte bere dhe nuk behet.Diaspora shikohet si dajoja qe kur te vij te sjelle dhurata ,per te tjerat mendon rilindja.
Askush nuk ka menduar se keto qe keta thane do beheshin realitet ne diapsore.Diapora ne saj te perkushtimit dhe atdhedashurise se saj ndaj vendlindjes leviz dhe punon me njerezit perderisa njerzia nuk kane asnje ndihmese nga ministria e diaspores.Do vijne abetare do ndryshohet kurikula e mesimdhenjes ne shkollat qe ministria do hapte neper bote.Na ishte njehere i thone kesaj.
Por asnjehere diaspora ashtu sic ka bere pa ministri po ben dhe me gjithe keto genjeshtra te ministrise se diaspores.Packa se ato pak kacidhe lemoshe nga qeveria i kane rregulluar per bukuri per vehten e tyre vetem per komisione dhe dieta jashte shtetit.
Te na thote kush sa shkolla jane hapur,sa shtepi kuture jane hapur,sa koncerte po ben ministria neper diaspore.
ASNJE.
Komunitetet vaxhdojne traditen e organizimeve kulturore dhe artistike pa asnje ndihme nga kjo ministri ,bile e kane me te lehte pa ta sepse kur i ngjiten neper kembe duke e penguar me lloj lloj burokracish eshte me keq per cdo komunitet dhe kohe e humbur per ta.
Per kete pervjetor te pavarsise koncerte jane duke u parashikuar neper shume shtete ne usa dhe prurja e kengetareve me fame sigurisht qe do rrise interesin e shqiptareve ne keto festa.
Sa mire do ishte qe ev nderuara ministri te organizonte nje grup te madh artistesh me shpenzimet e saj qe te organizonin nje tur me rastin e ketyre festave.Rezultati do te sillte te ardhura ne dobi te kominteteve neper amerike,fuke rritur buxhetet dhe per organizime te tjera dhe jo per pagesa marramendese per kete grup kengetaresh qe pritet te vijne.
Sa per dijeni ne kete prag festash ne nentor do performojne B.Qamili,dueti Kacani,E.Fara,Y.Baka,S.Fejzullahu dueti Osmani dhe kengetare te tjere me pak te njohur ne treg.Mbi te gjitha kete nentor do vijne grupi legjendar ELITA 5 me pese koncerte neper diaspore.
Gjithesesi te nderuar komisionere te ministrise se diaspores ju beni ndonje mbledhje komisioni qe te merrni ata dietat qe nuk jetoni dot pa to dhe komunitet ketu ne baze do te heqin nga te ardhurat e familjeve te tyre per te perballuar keto festa kombetare.
Gezuar festat e nentorit, ngado ku jetoni dhe punoni bashkeatdhetare te nderuar.
Tviliret chicago.





You must be logged in to post a comment.