Nderohen kriminelët e luftës: harrohen patriotët:

Të ndërtosh izolimin e shqipërisë dhe kriminelët e regjimit komunist tregon se je pjesë e saj.

Nëntori nuk është i kuq, dhe nuk ju përket Komunistave që me moton e çlirimit të vendit përdoren dorën e hekurt ndaj popullit civil dhe justifikuan krimet e kryera për 50 vjet…

Nëntori: nuk ju përket atyre që ishin tmerri i shoqërisë shqiptare, Nëntori nuk i përket këtyre figurave që kanë duart me gjak të popullin shqiptar, Nëntori nuk ju preket këtyre që kanë vrarë intelektualët me gjygje të montuar me dëshmitar falce, Nëntori nuk ju përket atyre që internuan shoqërinë shqiptare…

Nëntori nuk ju përket atyre që pushkatuan në emër të pushtetit për pushtetin, Nëntori nuk ju përket atyre që burgosën për fjalën e lirë,” Nëntori nuk ju përket atyre që intimiduan shoqërinë shqiptare, Nëntori nuk ju përket atyre që lanë me mijra fëmijë jetim, Nëntori nuk ju përket atyre që vodhën pronat, Nëntori nuk ju përket atyre që kanë kryer genodcit në popullin shqiptar..

Nëntori nuk i prek Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Koqi Xoxes, Bedri Spahiut, Petrit Dumes, Kiqo Ngjelës, Bilbil Klosit, Gafurr Çuçit, Vasil Shantos, nuk i përket Vojo Kushit, Mehmet Shehut, Shefqet Peçit, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut, Nako Spirot, Ramiz Alisë etj. Nëntori nuk i përket Qemal Stafes se u vra pabesisht nga lloj i tij për një dashnore të përbashkët me Enver Hoxhën, Nëntori nuk i përket kriminelëve komunist që për interesa pushteti bashkëpunuan me Jugosllavët, Rusët, Bulgaret. Nëntori nuk i përket atyre figurave që kryen masakrën e Tivarit….

Nëntori nuk është i kuqe, por është kuq e Zi…
Nëntori i preket: Ismail Qemalit, Isa boletinit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Vehbi Dibrës, Dom Nikollë Kaçorrit…

Nëntori ju përket : Babë Dude Karbunara, Elmaz Harxhiut, Qazim Kokoshit, Rexhep Mitrovicës, Abdi Toptanit, Mit’hat Frashërit, Hajredin Cakranit, Iliaz Vrionit, Murat Toptanit, Bedri Pojanit, Lef Nosit, etj….

Ket janë një pjesë e firmëtarëve të pavarësisë së Shqipërisë

Nëntori ju përket këtyre figurave që me sakrifica jetësore dhe pasurore sakrifikuan gjithçka për një Shqipërinë të pavarur nga kërcënimet nga armikut shekullore….

Por në vend të tyre, “Vendosim figuar kriminele të regjimit diktatorial,” në këtë festë të flamurit që Komunistat jo pa qëllim e bëjnë këtë gjest do ta quaja tradhëtar. Se është i tillë…

28 Nëntori 1912 është festë për të gjith Shqiptaret…29 Nëntori 1944 është fillim i një izolimi totale pas krimeve të rënda të luftës do të fillonin krimet ndaj popullit civil me burgosja, Intimdime, pushkatime, internime…..

Me këta veprime shoqëria shqiptare duhet të jetë e ofenduar nga këta figura të vendosur për publikun në mes të Tiranës, duhet të jetë e ofenduar për arsyer këta figura janë dhimbja e një pjesë shumë të madhe të shoqërisë….

Nga: Ergen Alia

Trending