Ajo që po përflitej prej ditësh është bërë realitet. Ndërsa kompanitë celulare shqiptare po përgatiten për të future për klientët e tyre teknologjinë 5G, që siguron internet me shpejtësi të lartë dhe me transferim më të madh të dhënash, diplomatët dhe ‘agjentët’ amerikanë po ushtronin presion ndaj atyre që tashmë kanë bërë edhe kontratat e para në Kinë, që kjo teknologji të mos importohet nga gjigandi i telefonisë Huawei. Me sa duket punë nën rrogoz ka qenë e pa mjaftueshme deri sa ambasada USA në Tiranë, doli me një njoftim në faqen e saj në Facebook, aty ku zakonisht publikon videot për reformën në drejtësi, për tiu drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? Nënteksti i këtij mesazhi të shoqëruar edhe me një foto antenash celulare është i dekriptueshëm lehtë.

Shqetësimi amerikan është për gjigandin “Huawei” me të cilin kanë kontaktuar disa ndërmjetës shqiptarë dhe të cilit administrate Trump i ka shpallur një luftë pa kompromis. Lapsi.al i është kthyer debatit botëror që po zhvillohet për këtë temë.

Në fund të nëntorit të një viti më parë Wall Street Journal theksonte se administrate amerikane ka shpallur një luftë të gjërë për të bindur qeveritë dhe kompanitë celulare të vendve aleate të heqin dorë nga instalimi i paisjeve “Huawei”. Sipas saj sidomos në vendet ku ndodhen baza amerikane do të shihej me sy të keq përdorimi i kësaj teknologjie që kërcënonte sigurinë e ushtarakëve amerikanë. Kërcënimi bëhej i qartë: ose teknologjinë kineze, ose mbrojtjen e Uashingtonit.
Kësaj thirrje i janë përgjigjur Australia, Japonia dhe Zelanda e Re të cilët përveç SHBA-ve e kanë përjashtuar gjigandin kinez nga rrjetet e tyre kombëtare.

Por sherri gjigand do të plaste në pranverën e këtij viti mes dy personazheve tepër të njohur për botën shqiptare. Nga njëra anë kancelares gjermane merkel dhe në anën tjetër abasadorit amerikan në Berlin që tash së fundi u caktua edhe i dërguari i Trump pr dialogun Serbi –Kosovë, Richard Grenell (foto e madhe lart).

Gjermnia kishte vendosur të hapte tenderin për teknologjinë 5G për kompanitë e saj Deutsche Telekom, Telefonica O2, Vodafone et 1 & 1 Drillisch, të cilat nuk i përjashtonte nga përdorimi i teknologjisë së “Huawei”.

Por kjo i revoltoi amerikanët. Ambasadori Grenell i dërgoi një letër shantazhuese ministrit gjerman të ekonomisë, Peter Altmaier. Sinjali ishte i fortë. Nëse ju nuk përjashtoni kompaninë kineze, ShBA mund të zvogëlojë ose të ndërpresë bashkëpunimin në fushën e zbulimit.

Ultimatumi gjerman u prit me indinjatë në Berlin dhe kancelarja Mekel u detyrua të reagojë publikisht. “Ne do ti japim një shanc gjithkujt, pa u treguar “naivë” ishte reagimi i saj që do të thoshte se kinezët nuk do t’i pengonte, por duke i vënë njëkohësisht kushte të forta në lëmin e sigurisë.

Sipas amerikanëve “Huawei” është në shërbim të drejtpërdrejtë të partisë komuniste kineze dhe të shërbimeve secrete të Pekinit.

Trending