
Vazhdojne postet per partine e xhaxhit
#
Në shtëpiçkën me qerpiçka
8 nëntor, lindi partiçka
Dhe u rrit ne ball’ t’furtunës
Sokoleshe, Parti e Punës
Sokoleshe, por mbet’ beqare
Thone s’u martua fare
#
Thone s’u martua kurrë
Vecse shkoi, burre me burrë
Ku me Titon, ku me Stalinin
Ku me Mosken, ku me Pekinin
Rrugn’ e mutit , kishte marrë
Domosdo, mbeti me barre
#
Mbirrë. fara komuniste
Rritur barku sa ti pelciste
Here qante e here villte
Mbetur mbarse, por nuk po pillte
Dhe u beme pik e vrer
C’ka Partia qe s’po e nxjerr
Pritem pritem , 50 vjet
Prit te pjelle, partia shtet
#
Kur aty, nga 90 -ta
Tu shtri Partia, or tungjatjeta
Dhe rrenkonte, si nje dreq
I plasen ujrat, i plasen keq
#
Hajde mor të pjellë hajde
E zbrazi barkun si gajde
Dhe nuk polli pak e pakë
Ku binjake e ku trinjakë
Pill parti e pill partiçka
Ku te bëmshme, e ku kerthiçka
Mëngjërashka e djathtaniçka
Parti blu, roz e kaleshka
Pill e pill, e s’ju lodh pjeshka
O ta lumsha moj partia nënë
Edhe bushter te kishe qënë
#
Moj parti ta lumsha synin
Kyçe moj pjeshken, e i ver’ drynin
30 vjet, vec nxjerr partiçka
Nga shtëpiçka, me qerpiçka
Meti Fidani..





You must be logged in to post a comment.