Sot ne diten e themelimit te partise komuniste shume memo dhe postime jane postuar ngado.

Ne zgjodhem postin e kryetarit te partise se shpreses shqiptare LRdhe nje foto mixim te juristit Kreshnik Spahiu.

Meqë sot Klubi i Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë që e kanë sunduar e plaçkitur Shqipërinë këto 30 vite, apo si i njihnim dikur si Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, kanë festën e themelimit të nënës së tyre parti, dua tu them 2 fjalë.

Loja juaj po mbaron.

Po ju plasin në duart tuaja të këqijat tuaja.

Simbioza juaj me njëri – tjetrin por edhe me krimin nuk po mban më.

Bandat që ju dikur i fuqizuat për tju sjellë juve në pushtet tashmë janë kthyer vetë në pushtet.

Prokurorët dhe Gjykatësit që ju emëruat e dekretuat e grazhduat që ju të qëndroni e flini të qetë në pushtet e opozitë, tani janë kthyer vetë në pushtet.

Tani nga burgjet “bota e krimit” po ble aksione nëpër TV e po ble media.

Nuk ka më vijë ndarëse.

Banda jua rreh e tërheq zvarrë në zyrë Kadastrorin, Prokurori jua arreston Drejtorin, Km dhe ZvKm kërcënojnë Prokurorin, Kushuriri i Deputetit bën Atentatorin, prandaj edhe Mamaqi me velinën në krah bën gastorin…

Çupkat në media janë lajm kronikash rozë dhe kronikash blozë.

Gazetarë e Oligarkë nuk po dinë më çtë thonë skandal pas skandali e lëmsh pas lëmshi që po u krijohet.

U ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit.

Festojeni edhe sot ditën e nënës tuaj parti sepse pas disa muajsh nuk i dihet ku do jeni…

Loja juaj po mbaron.

Kaq

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱✌

Arian Galdini LRE

Trending