U gjendem ne Philadelphia tek shqipfolesit ne kete qytet te populluar me mbi 35mije shqiptare .Sigurish shume kane degjuar per keta shqiptare me shoqaten e tyre Bijte e shqipes.
Nje te djele u gjenda para kesaj ndertese te vjeter ne east te qytetit te vjeter te Philadelphis.
Nje grumbull femijesh po dilnin nga kjo ndertese te ruajtur nga nje shoqerus ku dallohej nje shenje e federates shqpitare te futbollit me shkaben dykrenare.Me vone e mora vesh se kishte qene nje ishefektiv i nderkombetareve ne Afganistan ne sherbim te ushtrise Shqiptare ne nato.
Dy flamujt valviteshin ne maje te catise se kesaj ndertese,nderko shume makina ndalonin dhe merrnin femijet e tyre.Kishte mbaruar dita e djele e mesimit ne shkollen shqipe ne Philadelphia.Arrita te numuroje rreth 40 femije te grupmoshave te ndryshme .Ate qe kishim degjuar, e pashe me syte e mij.Nje shkolle shqipe ne usa pa qene nen sqetullat e ndonje instutucioni fetar.
Takoj kryetarin e kesaj shoqate Bujar Gjoka nje ekonomist i diplomuar ne usa por qe shpenzonte te shtunen dhe te djelen per komunitetin Shqiptar atje.E kemi ne statut jo politike dhe fe ne kete shoqate publike.Jo se jemi kunder, qe antaret te besojne dhe militojne ku te duan por jo ketu ne kete vend qe duhet te na bashkoje vetem shqiptaria. Ndertesa e vjeter e kishte zanafillen kur nje patriot i im fierak, Llazar Vero  i cili organizonte shqiptaret e paket para viteve 2000 i vjen nje cek prej 64mije dollaresh nga familja Risilia ,te arratisur pas luftes per shkaqe qe dihen tashme nga cdokush.
Kjo familje kishte qene nje perkrahese e ballit kombetar dhe pas represionit komunist, kishte mundur te arratisej dhe gjendej ne Philadelphia. Kur njeri nga pjestaret e kesaj familje,kishte nderruar jete kishte lene kete cek tek noteri me motiv perdorimi vetem per kete qellim ;hapjen e nje shkolle shqipe.
Dhe keshtu u be. u ble kjo ndertese qe akoma dhe sot sherben per kete shoqate qe funksionon si sahat ne diaspore.
Nisem nga kati i dyte me klasat dhe muzeun e pasur ne fotografi dhe me nje bibloteke te pasur te dhuruar nga personalite por dhe nga biznesmene dhe njerez te thjeshte ne kete qytet.Pyetjes se a kane ardhur libra nga ministria e arsimit dhe diaspores njezeri u pergjegjen jo.Kemi vetem 5 libra qe kemi marre nga ambasada jone ne Washington por qe nuk kryejne asnje funksion per kete mesimdhenje.Nderko qe jane dhene udhezime online per te paisur mesuesit me certifikaten e mesusesit ne diaspore me kerkesa joreale dhe absurde,pasi te gjithe mesuesit tane ketu -thote nenkryetarja e shoqates dhe njekohesisht nje mesuese e vjeter ,kane nje stazh te gjate ne kete profesion.
Cdo gje ne detaje ne do ta pasqyrojme ne ciklin e programeve tona; Fol shqip ne tviliret, por nuk mund te rrinim pa treguar kete qe ndodh ketu.
Kjo pune thote Llazar Vero mobilizoj me shume njerezit te shihenin me perpara duke mbledhur rreth 200mije dollare per te blere kesaj here nje ndertese tjeter te madhe me parkim dhe afer pjeses ku banojne me shumice shqiptaret.
Shkuam bashke me miqte tane atje dhe u shtanga me afersine e ketij objekti te vjeter me shkollen e pare shqipe ne Korce.nje ndertese guri me ballkone dhe hapesia te mjaftueshme per nje shoqate dhe jovetem.Puna sa kishte nisur , riparimet qe kerkojne sipas fjaleve te kryesise mbase dhe qindra mije dollare deri ne detaje ,por ata ishim optimiste se dhe kjo beteje do kalohej ne saj te punes vullentare dhe meshtetjes se bizneseve shqiptare qe shkonin deri ne 300.Krijimi i nje database me te gjithe shqiptaret qe banojne ne Philadelphia ishte rruga e pare drejt nje  bashkepunimi biznes komunitet,integrimi i shpejte ne saj dhe te bashkepunimit te qytetit me nje punonjes social me mbeshtetje te programeve te emigrimit dhe integrimit,salla e dancit dhe folkut bashke me sallen e forces,bari i shoqates me pije dhe ushqime tradicionale do ta beje kete qender kulturore te hapur per 365 dite dhe jo vetem te shtune te djele.
Krijimi i muzeut te shkolles se pare ne Philadelphia sigurisht qe eshte synimi qendror qe do te marre vemedjen e programeve mbeshtetese financiare nga ana qytetit.Ky muze do shkrihet bashke me ate te shkolles shqipe ne Philadelphia per te dhene idene e ngjizjes te shkolles ne vazhdimesi ne Philadelphia.
Kete muze pas inagurimit, pritet ta vizitojne tashme  shqiptaro amerikanet per nje njohur historikun e ketij vendi qe ka rrezatuar kulture dhe dije  per mbi 200 vjet.U ndame me premtimin se do jemi prezent kur te behet inagurimi i kesaj qendre qe ministria e diaspores akoma se ka mbeshteur me asnje fond apo mbeshtetje morale.
Shpresa vdes e fundit

Tviliret chicago.

Trending