Edhe sot nuk u kujtua ngjarja më e madhe kombëtarë në histori!!!
Shteti ishte i zënë me pregatijet e festës së çlirokupimit ma të zi të historise ardhjes së komunistëve në Tiranë.
Ky shtet sot, ka plotësisht te drejtë ta festoj këtë ngjarje me trum-tame të mëdha si vazhdimsi e të njëjtës mendësi sundimi demo(n)kratik i rilindur.
Po të kthehemi tek ngjarja e madhe e Kongresit të Manastirit ku Vigani Veriut At Gjergj Fishta u zgjodh kryetar i komisisë letrare me 49 vota pro nga 51 delegatë.
Lufta ishte shumë e nxehtë për vendosjen e harfeve turke nga përfaqsuesit e beglervë dhe cirilikeve nga filiogrekët dhe influencat sllave dhe jo ato latine.
Nje tjetër mendje nga më të ndriturat dhe dhe me frymë dhe orientim të palëkundur oksidental Faik bej Konica, do të shkruante për këta beglerë që donin harfet turke:
“Beglerë pa brekë, të bërë beglerë dje a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; fshatarë të trashë e të paditur, që kujtojnë se u bënë njerëz e u holluan nga mendja pse mësuan dy fjalë turqisht dhe një pantallon në vend të kalcave, të gjithë këta mendje-palarët u lidhën bashkë e munduan kot për të prishur rrënjën e letërsisë shqipe.”
Këta dhe shumë të tjerë popë grek te orthodoksisë me gjak të prishur shqiptar, kundërshtonin alfabetin latin të propozuar nga shoqëria Bashkimi e e Klerit Katolik te Shkodrës me gërma latine, duke thënë se nuk mund të gjenin zgjidhje për Ç, DH-në, TH-në GJ-në Zh-në e të tjera mosmarrveshje të ashpra në kongres.
Por zgjidhjen e kishte gjetur Vigani Veriut me bashkimin e dy gërmave. Vetëm mendja e ndritur e atdhetarit, eruditit, linguistit, poetit, shkrimtarit, politikanit, satiristit, oratorit, do ta ipte zgjidhjen me bashkimin e dy gërmave.
Autoriteti dhe forca e argumetit të Viganit Veriut i shkërmoqi idete dhe pretendimet e turkoshakëve beglerë për harfe turke dhe të cirilikeve të popëve me gjak të prishur shqiptari të orthodoksisë
Ne fjalën e tij Homeri shqiptar tha:
Vellezër nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku të krijojmë një alfabet të përbashkët.
Jemi këtu jo për tu përçarë, por për t’u bashkuar… Ne mund të përdorim dhe alfabete me gërma cirilike dhe harfe turke, por alfabeti latin na lidh me Evropën me t’cilën na duhet me shkëmbye letra e libra.
Mbas këtyre fjalëve kleriku musliman Ibrahim Efendiu, u çua dhe përqafoj me lot në sy duke i puthur dorën At Gjergj Fishtës. Salla duartrokiti duke aprovuar propozimin e At Gjergj Fishtës.
Mjeda me një za që i dridhej u çua u përqaf me Fishtën dhe filloi të kendoj vargjet.
Përmbi zë që lëshon bilbili,
Gjhuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë që nep zymbyli,
Pa da zemrën ma ngushllon,
Vigani Veriut maja ma e naltë e genit shqiptar nuk studiohet sot në shkollat shqipe dhe nuk dinë me ja recitu vargjet rinia.
Zot ruejna prej injorancës e të deshirumve, – shkruante At Fishta
Ilir Demalia fb post







You must be logged in to post a comment.