Thellohet përplasja politike dhe ligjore për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka njoftuar sot se diten e hene do te dorezoje ne Prokurori kallezimin penal per kreun e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED) Ardian Dvoranit.

“Dëshuroj tju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë. E akuzoj për këto vepra penale:

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë”, tha presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti Meta shpërtheu me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se kreu i KED, në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”.

“Një mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”, e quajti ne fjalen e tij Meta, teksa nje dite me pare, në reagimin e tij, Dvorani theksoi se:

“KED ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit”.

Trending