Vdiq Jani V. Tase 84 vjeç.
Vdiq njeriu mjeshtër i kompozimit dhe interpretimit, njeriu njeri, njeriu që e ri shpirtëroi, ri përmasoi, rishpalli Këngën Qytetare Fierake.
Vdiq Jani Tase dhe, si Jani nuk do të ketë më.
Vdiq armiku që vetëm buzëqeshte, armiku që vetëm donte njerëzinë, armiku që vetëm bënte art.
Vdiq një ecje prej nesh!
Vdiq një kre.
Sa shumë i dha Artit Kulturës sonë kombetare, sa pak i mori!
Sa shumë i dha mirësisë njerëzore, sa pak i dhanë mirësi, këtij biri fierak, këtij biri tregtari që pas lufte mbeti në Itali.
Është i pavdekshëm repertori yt Jani, është mrekullonjës repertori yt Jani, është dridhëronjës deri në mrekulli repertori yt Jani.
Respekt për ty o div i zërit dhe shpirtit myzeqar!
Në paqe shkofsh!
Në fund të fundit dheu yt i dashur të një diçka, të dha një diçka që nuk ta dhanë krerët e shtet- pushtetit, të dha një varr. Bëhu dhé tani, bëhu Shqipëri!
Të pergjunjet
Petraq Kote!
Fier, paradite 17 nëntor 2019

Trending