Ditën e sotme Kledi Kadiu do të mbante një workshop në ‘Albi Nako Dance Academy’, por ky event është anuluar.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale koreografi Albi Nako ka treguar se ky workshop nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një datë tjetër.

Ai ka treguar se të gjitha fitimet që do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘workshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Albi.

Nderko qe shume evente jane pezulluar per shkak te gjendjes se krijuar por edhe asaj shpirterore,nuk beht fjale per nje dite zije por per nje kohe qe po zgjat nen ankthin e nje termeti akoma me te forte,nderko qe kufoma akoma gjenden poshte rrenojave,,,dhe jo vetem organizatoret por edhe kengetaret te cilet prononcohen neper rrjete sociale se ne kete kohe nuk mund te performojne kur njerezit e tyre dergjen cadrave dhe akoma me keq poshte rrenojave.Eshte ne te mire dhe ne ndihme te situates se krijuar qe keto evente te kthehen ne pika takimi per te grumbulluar ndihma per ti nisur sa me pare ne drejtim te atdheut.Nje aksion i tille pritet neser nga kresia e ACC ne chicago.Nderko qe shume fonde ndihme jane krijuar neper diaspore dhe shuma totale varion deri ne 3 milion dollare.Shembull eshte shoqata Rrenjet Shqiptare me Mark Kepin qe deri me tani i kane kaluar 1,2 milion dollare.Donatoret jane te shqetesuar per fatin e ketyre ndihmave duke pare qe ne shqiperi nuk funksionon nje qender administrative per menaxhimin e kesaj situate,ndofta nga papergatitja dhe mosdija ,por eshte e rendesishme qe ne kete kohe shteti shqiptar te pajtoje me pagese nje shoqeri administrimi per keto raste, te huaj sigurisht me eksperience ne kete fushe per te bere te mundur menaxhimin e kesaj situate te ndere dhe te papare ndonje here ne shqiperi.

Trending