Reperi amerikan Juice Wrld është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare. Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut tha se ai vdiq të dielën dhe tani mjekët kanë janë duke zbuluar shkakun e vdekjes. Se fundmi “TMZ” ka zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen e tij dhe janë shokuese. “TMZ” shkruan se në avionin ku Juice ndërroi jete, janë gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë. Policia në Chicago gjeti në avion 41 qese të mbushura me marijuanë, gjashtë shishe shurup kolle Codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 0.40, një karikator municionesh me kapacitet të lartë dhe plumba.






You must be logged in to post a comment.