Behgjet Pacolli ka publikuar projektin e kompleksit të apartamenteve moderne që do të ndërtohet në Thumanë, pas tragjedisë që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Pacolli ishte ndër të parët që u solidarizua me fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, ku pas dhënies së 1 milion euro ndihmë për familjet e prekura vendosi të ndërtojë edhe kompleksin e apartamenteve në Thumanë në emër të familjes Pacolli.

Ky projekt i emëruar edhe “Kompleksi Thumana” me apartamente moderne dhe standarde të larta është gati dhe në pritje të nisjes së punimeve.

“Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekord përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese” shkruan Pacolli në Facebook.

Trending