E mbaj mënd shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato dy pallatet e Thumanës të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989 duhet të dorzoheshin nga ndërrmarja jonë, pasi nga Komiteti i Partisë së rrethit Krujë, ishte dhënë urdhëri i prerë “për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja”. Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe urdhëri I partise u zbatua. Por cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha “frytet” e hidhura tani me këtë tërmet që ra më 26 nëntor”.
Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Mark Aliaj, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik, i cili tregon lidhur me ndërtimin e dy pallatëve të Thumanës që u shëmbën para disa ditëve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke zënë nën rrënoja dhjetra banorë të tyre dhe mbi 22 viktima. Z. Mark Alija i cili pas viteve ’90-të ka shërbyer edhe si drejtor ndërmarrje në qytetin e Laçit, shef administrate në Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe si nënkryetar i Bashkisë së Mamurrasit për disa vjet, sjell për lexuesit e Memorie.al edhe një histori të shkurtër të jetës së tij dhe bashkëvuajtësve të burgosur politik, në punën e madhe që ata bënë për ndërtimin e shumë veprave bonifikuese, si këneta e Thumënës ku ai vuajti dënimin pas tentativës për arratisje, por dhe në ndërtimin e shumë veprave industriale dhe pallateve të banimit, për të cilët ai shprehet se termeti i 26 nëntorit nuk u shkaktoi asnjë problem. Për më shumë rreth kësaj dhe të tjera ngjarje e ndodhi, na njeh intervista ekskluzive për Memorie.al






You must be logged in to post a comment.