Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon faktin se kreu i SPAK Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit, në vitin 1990.

Gazeta Shqiptare ka publikuar dokumentin e AIDSSH, ku thuhet se prokurori Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe ka hetuar dy të rinj shkodranë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti.

Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim.

Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977”, – thuhet ndër të tjera në dokumentin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Trending