Texas nuk do të pranojë më refugjatë deri ne në një rishikim të ligjit mbi emigrimin nga presidenti amerikan Donald Trump.
Lajmin e bëri të ditur Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, duke thënë se vendimi i tij do të jetë në funksion deri sa të krijohet politika e re për menaxhimin e refugjatëve.
Një vit më parë presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke lejuar shtetet të hiqnin dorë nga programi për refugjatët.
Ne një letër drejtuar Departamentit të Shtetit të SHBA, Z. Abbott argumentoi se shteti duhet të përqendrohet tek rezidentet aktual Perfshire edhe personat që kanq hyrq tashmë si refugjat ne vend.
Duke u bazuar në këtë vendim Abbott tha se ne 2020 nuk do të lejojë regjistrim fillestar të refugjatëve, por shtoi se vendimi nuk mohon hyrjen e refugjatëve në vendet e tjera te SH.B.A.
Refugjatët të cilët janë vendosur tashmë në shtete të tjera do tju lejohet të transferohen në Teksas, por pa pasur përfitimet federale të rivendosjes siç janë banesat.
Presidenti i SHBA gjithmone e ka pasur si synim kryesor këtë ligj, qe nga marrja e detyrës në 2017, Trump ka kërkuar të zvogëlojë numrin e emigrantëve që vijnë në vend.
Ndërkohe agjensia e refugjatëve e ka cilësuar këtë vendim të guvernatorit si zhgënjyes.
/Ora News.tv/



You must be logged in to post a comment.