Të dashur miq,

Të gjithë ju të angazhuarit, anëtarësuarit, apo mbështetësit e dashamirësit e strukturave të LDE në Tiranë dhe Qytete të tjera, edhe të gjithë ju që më keni kontaktuar me mesazhe, sms dhe telefonata, e të gjithë ju që keni dëgjuar, jeni njohur e besoni se Projekti i LRE, është Projekti i të Mirëve për Shpresën në Shqipëri:
Jemi në një kohë vendimtare.
Prej pak muajsh, prej shtatorit 2019 kemi nisur udhën e re si të transformuar nga LDE në LRE.
Lëvizja e Re po e bën gjithçka të re në strukturat e veta dhe në përmbajtjen e saj.
Ne si LRE jemi në proçes organizimi të brendshëm, për pikasjen dhe përzgjedhjen e Nismëtarëve tanë në çdo Bashki të Shqipërisë.
Kemi filluar të stabilizojmë kriteret dhe proçedurat e pikasjes dhe përzgjedhjes së Nismëtarëve tanë për çdo bashki.
Duam të kemi mes nesh e ndër ne njerëzit që kanë arsye të mbara për të guxuar të japin një kontribut politik si misionarizëm dhe akt patriotik..
Politika e Partive Politike shqiptare të derisotme ka vetëm 2 objektiva:
Pushtetin dhe Pasurimin e shpejtë e marramendës.
LRE, është Partia e shpresës, e të papërlyerve, e aspiratave, e qëllim-mbarësisë për vendin dhe njeriun.
Ne jemi Parti që as kemi, as duam, as kërkojmë Pushtet, si qëllim në vetvete.
Ne kemi ide, ekspertizë, aftësi, zotësi, profesionalizëm dhe integritet e kërkojmë MUNDËSI.
Ne si LRE, nuk kemi, nuk duam e as kërkojmë Para.
Ne kemi Aspirata, duam besëlidhjen e të mirëve e të merituarve, sepse kërkojmë që së bashku të ndërtojmë të mirën publike.
Nuk duam as horra, banditë, sipërmarës të së sotmes që kanë qenë skafistët e trafikantët e së djeshmes.
Duam qytetarët e thjeshtë, vetëm ata.
Ngase ne nuk kemi as Pushtet, e as Para, tek ne nuk vijnë as të përlyerit, as arrivistët, as përfituesit e paprinciptë.
Tek ne vijnë vetëm të mirët e të merituarit që janë të papërlyer e duan të ndryshojnë e transformojnë historinë e qytetit të tyre, historinë e këtij vendi.
Ne duam të jemi historibërës.
Ne do të kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen e kujtdo që mendon, beson e është si ne që të organizohemi e shtrihemi ngado në Shqipëri.
Duam të oganizohemi e rritemi vetëm me të mirët, të thjeshtët, të merituarit e të papërlyerit.
Duam të mirët që janë vetë të mirë e përfaqësojnë familje të mira e të nderuara.
Kush do të na bashkohet e do të bëhet LRE, kush do që të bëhet Nismëtar Guximtar për organizimin e LRE në qytetin, lagjen apo fshatin e vetë, le të na shkruajë ose të na telefonojë.
Ne kemi një plan.
Do tia dalim.
Arian Galdini
Kryetar i LRE
LRE – Lëvizja e Re


You must be logged in to post a comment.