Fieri humbi sot nje nga me te shquarit inxhinjere nafte ,Kujtim Lloshin.Kujtimi apo Bardhi sic thirrej qendroi ne ndermarrjen e naftes ne Patos deri sa doli ne pension.Nje specialist qe nuk mund te levizte apo te transferohej ne ndonje tjeter kantier nafte ,pasi te qenit e tij ne kete sektor ishte jeteike per ndermarrjen e prodhimit te naftes ne Patos.Kujtimi lindi ne 29 shtator 1948 ne Fier ne familjen e Llosheve ne lagjen Kastriot.Babaj i tij Xhemali,xhamaxhi i fierit ne profesion rriti nje familje te shendetshme duke i shkolluar femijet  e tij ku shume rendesi kishte rruga e femijes se pare,Kujtimi mbaroi teknikumin e naftes ne kucove dhe pas kesaj kreu studimet ne inxhinjeri nafte ne Tirane.Me mbarimin e studimeve nisi pune ne nderrmarrjen e prodhimit te naftes ne patos dhe qendroi atje deri sa doli ne pension.Bardhi u rrit mes kater djemeve dhe nje motre duke treguar edukaten e nje familje qytetare te kulturuar dhe edukuar me ndjenjen e respektit per punen dhe njeri tjetrin.Shume kush ne Fier e mban mend portretin e tij korrekt dhe te qeshur me kedo qe fliste.Une isha nje nder ata djem qe banoja afer tij dhe kur me fliste dhe ndonjehere me qortonte per gabimet tona ne femijeri ,asnjehere nuk  kishte vend per qejfmbetje pasi e folura e tij ishte e arte dhe qendrimi i tij te bente qe te degjoje kete njeri me shume se mesuesit apo dhe prinderit.E mbaj mend Bardhin kur takoheshim dhe flisnim per ate qe ai e quante nje katastrofe mjedisore menyren si ishte trajtuar dhe shfrytezuar nafta ne shqiperi dhe jo vetem.Kujtimi formoj familjen e tij dhe lindi dhe rriti tre femije qe sigurisht u bene intelektual te shkolluar dhe te kulturuar si ai Kujtimi qe sot u nda nga kjo familje e madhe fierake.Por jo vetem familja dhe femijet humben njeriun e tyre me te dashur ,eshte i gjithe fieri qe do ti mungoje neper rruget e qytetit ai,njeriu i naftes ,njeriu  qe e dashuroj ate profesion qysh femije,ndaj te qofte dheu i lehte inxhinjer Kujtimi,toka qe ti doje ti merrje me te miren te mori per vehte dhe te caktoj parajsen se ate bere ti tere jeten per ate toke.
Ngushellime nga gjithe fieraket kudo ku jane shperndare neper bote,nga shoket miqte e tu naftetare.
Fieri e humbi nje njeri dhe vuri nje yll me shume ne historine dhe  kujtesen e ketij qyteti naftetar.

Gezim Muhaj chicago

Trending