Te gjithe Fieraket jane shtangur me emisionin investigativ Stop ne tvklan.Une Agronin e kam pasur koleg dhe nese ai eshte fajtor per cfare akuzohet ,te marre ate qe meriton ne raport me ligjin.

Por arsyeja e ketij shkrimi eshte efekti qe te jep ne jeten e perditshme egoizmi dhe deliri i nje dukurie qe te ka munduar dhe nuk ke mundur ta realizosh ne jete.Shkurt Agroni ishte nje person i tille,kenget e tij ishin te perkryera ne raport me kedo artiste vip ne shqiperi,kendonte apo nuk kendonte Agroni neper dasma ai fliste neper kafene se kishte bere namin ne nje dasme bosash dhe kishte mbledhur x milion leke .Paraqiste Agroni kenge neper festivale te femijeve sigurisht qe donte cmime packa se kolege te tij ishin shume here me te mire se ai ne krijmtari.Luante ne trombon ne orkesteren frymore dhe sigurisht qe behej trombon i pare duke harruar dhe koleget e tij ne banden muzikore ne qytet.
Agron cfare i bere vehtes me egoizmin tend te semure?
suksest e femijeve te tij te shkelqyer ne muzike si instrumentiste Agroni ja vinte vehtes se tij ,se pa te ,ata do ishin te rendomte,e shoqja e tij do te bene si mendonte dhe enderronte Agroni,,,,shkurt e vari vehten me litarin e egoizmit dhe delirit, qe vec e enderronte, por asnjehere nuk mund ta realizonte nje person i tille .
Anes dhe anes kete jane kane thene koleget por ai nuk mund te hiqte dore nga kjo semundje e pasherueshme per nje tip si ai.Kur e shoqja e tij u be drejtoreshe Agroni nisi semundjen me nje doze qe askush nuk e mendonte se do ta conte ne kete situate sa komike por dhe aq problematike per te.
Deri ketu e mbyllim me te dhe nisim me investigativet e stopit.Ne asnje video te montuar dhe edituar nuk degjohet me ze dhe figure qe agroni i kerkon nxeneses favore seksuale ne kembim te mos perjashtimit nga shkolla.Stop, stopi investigimeve te tilla pa nje baze faktive me ze dhe figure,nese kishit kohe qe investigonit e conit deri ne fund kete investigim dhe jo duke e nxjerre te pa perfunduar,sigurisht cilesite e mesuesit me tipare egoiste dhe negative lexohen shume mire nga kushdo Fierak apo nxenes qe ka kaluar ne ate shkolle.Si mundet qe nje person qe akuzohet per shfrytezim posti duke kerkuar favore seksuale ti bjere rrotull kines per ti kerkuar troc studentes ate qe ju e akuzoni?Ikerkoj te mbylle deren me celes?A dini ju zoterinj te stopit se dyert e shkolles se muzikes jane me xham dhe studentet neper koridore jane te papermbajtshem duke penguar oret e mesimit dhe mbarvajtjen ne shkolle.Mesuesit i luten nxeneseve te rrijne ne shkolle sepse duke pare ecurine ne shkolla te tilla pa interes per tregun e punes ata rrezikojne te humbasin vendet e punes duke mos pasur nxenes.Perse kur u mbyll dera nuk u be hataja qe ju akuzoni vetem me paramendim?
E keni dhe nuk e vendoset ne montazh?Jo nuk e keni sepse nese e kishit, e kishit vene si emerues te gjithe asaj pacavure qe ju trasmetuat.Kam shume respekt per emisionin tuaj qe po ben detyren e tij te shenjte si emison investigues dhe jo vetem por ne kete rast jeni nxituar duke menduar se peshku ka rene ne rrjeten qe ju pergatitet me nje nxenese qe prindi i saj i kerkonte profesorit perkujdesje ne cdo kohe qe e takonte duke pire kafe, deklaroje nga brenda shkolles.
Gjithesesi faji eshte i zhigolose qe se ka pare ndonje here kurbetin vec ka pire kafe neper kafenete e Fierit duke rrahur gjoksin per cdo gje qe flitej ne Fier.Kjo semundje e tij sigurisht qe coi ne unanimitet te vendosej se kemi te bejme me nje pedofil dhe me keq me nje kriminel qe duhet te trokase OFL ne deren e tij te qelise.Sigurisht qe prokuroria e fierit e njeh mire kete mburravec qe mori ne qafe vehten dhe familjen e tij te shenjte dhe do dij te vendos pikat ne hallin e madh qe gatoj profesor Agroni me gojen e tij ne dem te vehtes.
Ky eshte nje postim qe kerkon dhe mendimin e kujtdo qe e njeh kete njeri qe vari vehten me gojen e tij.
Nese jam i gabuar Agron hidhe poshte kete postim dhe firmose ate qe te akuzojne,por shume fierake mendojne si une,ti je vec nje njeri i moralshem ne famije dhe ne shoqeri,e vetmja e vertete qe ti thua ne filmin tend te fundit.
GEZIM MUHAJ SOFRA FIERAKE


You must be logged in to post a comment.