Një baladë e re dashurie për të uruar jo vetëm gjysmën e tij më të mirë, Miram Canin por të gjithë ata që festojnë dashurinë këtë 14 shkurt! Alban Skënderaj i njohur për baladat e tij të dashurisë, nuk na zhgënjeu as këtë ditë, pasi kënga e tij është vërtet e bukur.“Çdo ditë një Shën Valentin”, titullohet kënga e re e publikuar pak minuta më parë, për të gjithë të dashuruarit. Refreni i saj është një mesazh që thotë se nuk mjafton të ngresh dolli për dashurinë vetëm një herë në vit:
“Sonte do ngremë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”.



You must be logged in to post a comment.