Presidenti i Republikës Ilir Meta ka injoruar deklaratën e ambasadores së SHBA-së Youri Kim pas manifestimit të mbajtur në qendër të Tiranës.
Ambasadorja reagoi për përdorimin e flamurit amerikan me fjalët: “U suprizova kur pashe flamurin amerikan ne manifestimin e sontem. Per te shmangur cdo keqkuptim, ne duan te sqarojme se, teksa Shtetet e Bashkuara mbeshtesin protestat paqesore, ne nuk kemi te beje fare me manifestimin e kesaj mbremje”.
Por në një intervistë dhënë për Syri Tv, Presidenti Meta u përgjigj shkurt: “Nuk e kam lexuar. Për këtë gjë pyesni zëdhënësin tim Tedi Blushi. Kam zero koment” – tha Meta. ©LAPSI.al



You must be logged in to post a comment.