Me 133 të vdekur në një ditë, Italia ka kapur numrin e 463 viktimave dhe të bëhet vendi i dytë në botë në vdekje nga koronavirus pas Kinës.
Ndryshe nga Italia, Kina po dëshmon se numri i të infektuarve dhe viktimave po bie duke shënuar vetëm 22 vdekje në ditë.
Nga ana tjetër, kryeministri italian Conte u shpreh: “Do ketë dënim për ata që shkelin zonën e kuqe”.
Deri ditën e djeshme në Itali shënoheshin 267 të vdekur në zonën e Lombardisë.
Ndërkohë, në Gjemani janë shënuar dy viktimat e para.
Ndërsa në Qipro konfirmohen 2 rastet e para të prekura me koronavirus.



You must be logged in to post a comment.