Vazhdon të forcohet presioni mbi Albin Kurtin për heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës 100% ndaj produkteve serbe. I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalë krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj ushtarake në Kosovë.

“Ok. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.

Perdue, senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët në “Tëitter”, se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”.

Senatori amerikan: Nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë atje. Natyrisht në këtë histori nuk ka asgjë të rastësishme dhe të pafajshme. E gjitha orkestrohet nga i dërguari special për dialogin, Grenell. Edhe ky status në “Twitter” është shpërndarë edhe prej të dërguarit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Trending