Disa propozojne, zgjidhja: gazetarët në karantinë, ekranet në karantinë.
Kush mendon se bëjmë prova në ekran, kur në kohë reale verifikojmë nëse mijra mesazhet e njerëzve me emra e mbiemra nëpër telefonat tanë dhe alarmi i gazetarëve në terren është se 127 nuk funksionon e ne në kohë reale qetësojmë publikun se operatoret janë në shërbim, po bën një krim. Po po krim.
Imagjinoni gazetarin e Piazza Pulita, që hyn në Spitalin e Cremona-s, që sheh me dhjetra persona në terapi intensive e ndërsa mjekët janë në angazhim maksimal u merr intervistë, të dilte dikush e t’i thosh është kafshërore të bllokosh për ato sekonda mjekun se dikush po vdes. Gazetari po dëshmon, informon, sepse keqinformimi shton panikun.
Po, unë mbrëmë isha në transmetim direkt. Telefoni, messengeri, whatsapp-i shpërthente nga njerëz që me emra e mbiemra më komunikonin se 127 nuk përgjigjej. Nuk e bëra publike, por nisa mesazh tek autoriteti, pa përgjigje. Gazetari në lidhje direkte më komunikon të njëjtën gjë. Në atë moment e përshëndetur nga autoritetet në studio, jo qeveritarë e as gazetarë, as sehirxhinj pa diplomë mjekësie a shkencore, por pjesëtarë të frontit të parë të betejës, marr 127-ën për të verifikuar nëse mund të ketë difekt, problem e të njoftohen autoritetet. 58 sekonda dhe operatorja me mirsjellje u përgjigj. I mora 10 sekonda, pyeta live dhe biseda dëgjohej nga gjithë publiku:
– A funksionon linja? Po
– Keni patur probleme teknike sot? Jo, por ka ngarkesë
– Ka shumë telefonata? Plot
– Po e mbyll mos ngarkoj linjën…
Qindra e mijra mesazhe me falënderuan, bashkë me autoritetet në studio për qetësimin e panikut. Imagjinoni në 10 sekonda shërbim publik.
Në këtë betejë, e keqja quhet Covid-19. Nuk njeh as bindje politike, as cv, as diplomë. Jemi të gjithë të ekspozuar. Me prindër në moshë në shtëpi, fëmijë të trembur, familjarë të frikësuar. E keqja nuk ka emër tjetër.
Nëse doni të vini në karantinë gazetarë dhe ekrane bëjeni!
Nëse kjo lufton coronavirusin, bëjeni!
Kina e bëri me diktaturë dhe shtet të fortë.
Korea e Jugut me paisje novatore.
Italia e neglizhoi, vuri mend me vonesë, por gazetarët janë në raportim të çdo informacioni, nga funksionimini linjave tek sukseset e dështimet e autoriteteve dhe mjekëve.
Zgjidhni cila doni të jeni, por kuptoni se kjo betejë luftohet bashkarisht.



You must be logged in to post a comment.