Çlirohuni prej inatit grotesk që nuk mund t’ i kontrolloni mësuesit e nxënësit këto ditë, që nuk mund të ndiheni të rëndësishëm, eprorë të trupave e shpirtrave të tyre, se këto ditë ka vetëm një epror, coronavirus, rreziku që qëndron mbi jetët e të gjithëve, edhe tuajave.
Paradokset e mësimit online në një gjimnaz të Fierit sipas një “Urdhri” të nxjerrë nga drejtoresha e shkollës (A mund të nxjerrë urdhër drejtori i shkollës, mbi ç’bazë ligjore? MASR ka nxjerrë udhëzues, jo urdhër):
Së pari: kërkohet me detyrim komunikimi online me nxënësit.
Shumë mësues nuk kanë aparat smartfone ose nuk dinë t’ i përdorin ata. Kush do t’ ua blejë? Kur u trajnuan? Kush do t’ ua paguajë tarifat e internetit? A është marrë parasysh rimbursimi i këtyre shpenzimeve?
Së dyti: kërkohet me detyrim që nxënësit të jenë online sipas orarit mësimor të shkollës. A e dinë drejtuesit e shkollës se një pjesë e nxënësve nuk kanë aparat smartfone, nuk mund bëjnë oferta të internetit, sepse familjet nuk mund ta përballojnë financiarisht si dhe është sygjeruar që qytetarët të mos ekspozohen në dalje nga shtëpia. Kush do t’ i përballojë këto shpenzime? Drejtoria e shkollës apo ministria? Si dhe kur do të rimbursohen?
Sç treti: si do të bëhet e mundur që nxënësit të jenë online, si do të merren mungesat, a mund të na e shpjegojnë dot këta drejtues mendjendritur?
Së katërti: “I kanë dhitë në vend” kur kërkojnë që të zhvillohet edhe ora edukative?! Si, kur? Ç’ vlerë do të kishte?
Së pesti: a mund të shpjegojnë dot si do të kontrollohen detyrat? Si do të bëhet vlerësimi?
Jetojmë në kohë paradoksesh të rilindjes.
Po a e dinë këta rilindas që kanë dërguar këtë “urdhër” absurd, se realiteti shqiptar është krejt ndryshe nga realiteti ëndërrimtar i propagandës së tyre?
A e dinë se tani që janë mbyllur, sipas urdhëresave të qeverisë, prindërit kanë humbur vendin e punës e nuk mund të sigurojnë as bukën e përditshme e jo më të paguajnë tarifat e internetit “thelë mbi bisht”?
A e dinë se në grupet që mësuesit janë krijuar e po punojnë me përkushtim aksesojnë në mënyrë të rregullt vetëm 15-20% e nxënësve. Mos do të duhet t’ ua hedhim mungesat në regjistër kur të kthehemi në shkollë?
A e dinë ata se mësimi mund të pezullohet me muaj të tërë?
Mësimin online për të gjithë nxënësit nuk e ka realizuar dot as Italia, as Japonia. Si mund të realizohet në Fier?
Çlirohuni prej inatit grotesk që nuk mund t’ i kontrolloni mësuesit e nxënësit këto ditë, që nuk mund të ndiheni të rëndësishëm, eprorë të trupave e shpirtrave të tyre, se këto ditë ka vetëm një epror, coronavirus, rreziku që qëndron mbi jetët e të gjithëve, edhe tuajave.
Mos u katandisni karikatura, se do t’ ju qeshin e përqeshin gjatë pasi të kalojë kjo murtajë

Alketa Lugaj fb post.

Trending