Një lajm i mirë vjen për zbulimin e një kurës për Cov-19. Një grup studiuesish holandezë janë ata që mund të kenë gjetur “ilaçin” e parë të aftë për të frenuar koronavirusin. Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen dhe bllokimin e proteinave të përdorura nga virusi që sulmon qelizat e frymëmarrjes njerëzore, citon lapsi.al.

Sipas raportimit të së përditshmes “Il Fatto Quotidiano” që i ka kushtuar një shkrim të gjatë “kurimit që vret virusin”, testimet mund të vihen në zbatim te njeriu brenda një muaji. Studimi u krye në bashkëpunim mes Qendrës Mjekësore Erasmus dhe kompanisë bioteknologjike Harbour BioMed.

Antitrupi monoklonal lidhet me proteinën Spike që rrethon virusin dhe është në gjendje të depërtojë në qelizat e tjera, duke i penguar ato të bashkohen dhe duke bërë të pamundur shumimin e Covid-19 dhe përsëritjen e tij. Për këtë arsye, sipas ANSA-s, shkencëtarët mendojnë se “ilaçi” i ri ka potencialin “për trajtimin dhe parandalimin” e sëmundjes.

“Është një hap i parë premtues, por është shumë herët për të spekuluar mbi efektivitetin e mundshëm për njerëzit” – paralajmëroi Universiteti i Utrecht.

Antitrupi nuk është testuar te njerëzit dhe ekspertët paralajmërojnë se për ta bërë këtë, do të zgjasë ende disa muaj. Puna e tyre është ende në shqyrtim dhe rezultatet nuk janë konfirmuar ende. Shkencëtarët shpresojnë të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar atë. E gjithë kjo do të kërkonte shumë më pak kohë sesa krijimi i një vaksine. ©LAPSI.al

Trending