
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në Facebook, për reagimin e ashpër të policisë ndaj protestuesve, pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
Aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, e cila pasoi me përplasje mes policisë, artistëve dhe aktivistëve.
Përplasjet vijuan përgjatë gjithë ditës në sheshin pranë Teatrit në Bulevardin kryesor të Tiranës.
Përplasjet e dhunshme u raportuan nga mediat kombëtare edhe ato ndërkombëtare, si Reuters, Euronews, Washngton Post apo New York Times.
Policia deklaroi se nuk kishte pasur dhunë.
Nga këto foto, çdokush që do i shihte, kuptohet se sjellja me qytetari mungoi, ose policia humbi kontrollin.
Për kryeministrin nuk është përdorur dhunë.
“Cila dhunë policore? Apo e ke me të dëgjuar nga televizori. Eh mor mik nuk ke faj, por do rrosh më gjatë e do më kujtosh për përfaqësimin dhe mospërfaqësimin“, shkroi Rama në Facebook.




/gazetashqip

