
U takuam..duke qeshur, Trembëm mallemiqsh..i trembëm deri ne fluturim Ndoqem dhjetra kujtime dhe rame ne mendime per dekadat e artit te mbetura ne rrudhat e Fuat Bocit .Dhe rane nga lart batuta te skeceve te shkruara nga Andrea dhe intepretuara ne nuance e finese nga Artisti I pamoshe fierak Fuat Boci qe vinin ate mbremje , te lehta, te bardha, si ca kore myzeqare Na pershendesim ne brymen e mbremjes dhe I jepnin fryme sidomos artistit dhe njeriut qe se “tradhetoi” kurre Fierin dhe fieraket Fuat Boci.I gezohesha asaj mbremje krah Tij, asaj qetesie ulur ne vendin ku dikur ishte e ngritur nje xhami, nje bust dhe tani nje lulishte , perballe atij qe e kam ndjekur nga skena dhe ekrani qe femije, qe tashme e qeshura I ishte kthyer ne nje qenie te serte, gati te eger.E veshtroja dhe brenda meje dicka mekej dhe nuk fliste. Ai ishte vetem..Eshte I vetem dhe te qeshurat..personazhet I ndezin gjakun cdo dite per ta ngrohur e fluturuar mbi vetmiteNata qendronte atje tej mes pallateve luleve dhe pemeve! Mbremja hipur mbi erresire ngrinte jelet hapur mbi personazhet e tij Ndersa Ai..krah meje dhe Andrea’s perzinte gjithe mllefet i lartesuar ne art, harresat dhe lutej qe te mos e braktisin kurre sidomos tani-“Kush eshte oreee..?pyet nata..”-“Fuati ore Fuati..”!-“Ai qe ma ka dhene pa zarar e kandar te qeshura.”!Ngelem atje ne tavoline dhe dua te degjoj magjite e tij.. Qe kur te mos jete me ne kete bote..te vijne drejt meje te qeshurat si personazhet e tij te hazdisur ,te palodhur dhe te shkrofetijne..fort ” IK ore me gjithe shkrimin tend Ik ore shiko Fuat Bocin duke luajtur ” Doni me per Belulin?” Shiko “Uren” “Dasmen” “Dhia”e plot e plot te tjera Dhe kujto batutat e tij E sidomos.. sidomos…Por ..zëra tê ndryshem me nderpresin.. :” Ik ore me gjithe shkrimin tend. Kush ka nge tani te lexoj..Kush ia ka ngene tani te kujtoj ëë .? Ik ore me gjithe..Dhinë tënde….!
Arben Velo postim ne fb


You must be logged in to post a comment.