Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit, qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet në disa zona të Tiranës. Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot një vendim qeverie i miratuar nga zv/kryeministri Erion Braçe më 2 shtator, në të cilën miratohet harta ku hapen kazinotë.

Ato do të hapen në rrugët: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në një tjetër vendim, përcaktohen procedurat e zhvillimit të garës dhe kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”.

Trending