
Ndeshja Vushtrria-Ballkani nuk do të luhet në Superligën e Kosovës. Suharekasit do të marrin 3 pikët në tavolinë, duke qenë se lojtarët e Vushtrisë bojkotuan sfidën e 24 tetorit.
Ky episod i paprecedent vjen në javën e 11-të. Lojtarët e Vushtrrisë kishin bojkotuar seancat e mëparshme stërvitore, pikërisht për shkak të detyrimeve të prapambetura.
Vushtria mban vendin e fundit në renditje. Aktualisht shikohen si pretendentët kryesorë për rikthimin në Ligën e Parë./PANORAMA SPORT




Leave a Reply