
ALARM !
Antibiotikët po përkeqësojnë shëndetin e të sëmurëve me COVID-19 !
Megjithëse kam shkruar disa herë rreth abuzimit që po ndodh këto kohë me përdorimin e paprinciptë të antibiotikëve, ende konstatoj se të gjitjë të sëmurët e dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 trajtohen me 1, 2 apo 3 antibiotikë njëherësh, çka jo vetëm që nuk është profesionale, por rezulton e dëmshme për të sëmurët !
FAKT SHKENCOR: Antibiotikët NUK MUND të parandalojnë dhe as trajtojnë SARS COV-2 !
Antibiotikët veprojnë vetëm kundër mikrobeve, ose siç i quajmë më shpesh baktereve, dhe jo kundër viruseve.
COVID-19 shkaktohet nga një virus, (një coronavirus më saktë) dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për trajtimin e tij !
Përdorimi rutinë i antibiotikëve në trajtimin e COVID-19 PËRKEQËSON RËNDË SHËNDETIN E TË SËMURËVE !
FAKT SHKENCOR: Viruset trajtohen me ANTI-VIRALË !
Sot po paraqet interes antivirali REMDESIVIR, dhe janë dhe të tjerë në testim, POR ENDE NUK KA ASNJË ANTIVIRAL SPECIFIK NDAJ COVID-19!
Megjithëse unë sqaroj çdo të sëmurë që kontrolloj, dhe i gjej “një mal” me barna dhe sidomos dy apo tre antibiotikë , që perdorimi i tyre nuk sjell asnjë dobi në trajtimin e sëmundjes së COVID-19, më thonë me mburrje se m’i ka dhënë filan profesor, filan doktor…
Në asnjë nga guidelines, ( linjat guidë, drejtuese, orientuese) nuk gjen të indikuar perdorimin e antibiotikëve, pasi shpeshherë e ndërlikojnë situatën duke ulur imunitetin ose mbivendosur infeksionet kërpudhore!
Të nderuar kolegë, profesorë e komitetas, ndalni përdorimin rutinë të antibiotikëve në rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19!
Eshte skandaloze mungesa e nje protokolli profesonal në duart e mjekëve shqiptarë , ministria dhe “komiteti” kanë gjithë përgjegjësitë për këtë .
Këtë që them, e keni të nënvizuar në të gjitha guidelines të profesionistëve të mjekësisë në USA, EVROPË e AZI !
Mjafton të informoheni!
Antibiotikët në të sëmurët me COVID-19 jepen vetëm në kushte spitalore, kur është vërtetuar se ka infeksione bakteriale të mbivendosura!
Të nderuar bashkëqytetarë, duhet të dini që kërkuesit e shumtë nëpër botë ende nuk kanë shpikur ndonjë ilaç që vret virusin COVID-19 dhe as ndonjë vaksinë për parandalimin e tij.
Sot për për sot trajtohen, mjekohen vetëm simtpomat e kësaj sëmundje.
Sipas parashikemeve të profesionistëve të fushës fundi i 2020 mund të na gjejë me një trajtim antiviral efikas , dhe një vaksinë për parandalim.
Kërkojini gjithmonë mjekut tuaj arsyen përse po ju trajton me antibiotikë!
E drejta e informacionit, sqarimeve për kimikatin që po futni në trupin tuaj, hyn tek të drejtat tuaja themelore!
Me respekt për Ju dhe jetën Tuaj, Ilir Allkja mjek.


You must be logged in to post a comment.