
Një tërmet i raportuar me magnitudë 7.5 në afërsi të Gadishullit të Alaskës të hënën shkaktoi paralajmërime për tsunami për një pjesë të madhe të komuniteteve.
Madhësia e tërmetit fillimisht u raportua të ketë qenë një magnitudë prej 7.4, por është rishikuar në 7.5, tha Paul Caruso, një gjeofizikant me Shërbimin Gjeologjik të Sh.B.A.
Zyrtarët e sigurisë publike në King Cove dërguan një alarm duke u kërkuar banorëve në zonën bregdetare të lëviznin në tokë më të lartë. Disa shkolla në Rrethin Shkollor të Gadishullit Kenai ishin duke u evakuuar në toka më të larta, thane zytare në Twitter.
Paralajmërimi për tsunami u lëshua nga Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Tsunami, pas një tërmeti në Sand Point, Alaska. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit në Palmer, Alaska, tha se paralajmërimi për tsunami ishte në fuqi për afërsisht 950 milje (1,529 kilometra), nga 40 milje (64 kilometra) në juglindje të Homerit në Unimak Pass, rreth 80 milje (129 km) në verilindje të Unalaska .
Qendra e Tërmeteve në Alaskë tha se tërmeti u ndje gjerësisht në komunitetet përgjatë bregdetit jugor, duke përfshirë Sand Point, Chignik, Unalaska dhe Gadishullin Kenai. Qendra e Tërmeteve të Alaskës tha se një tronditje pas shkalle 5.2 u raportua 11 minuta më vonë, përqendruar afërsisht në të njëjtën zonë.

