
Karikaturisti Mustafa Nano ka tronditur sot në studion e “Open”, ku gjatë debatit për fenë islame dhe islamofobinë, referuar ngjarjeve të fundit në Francë dhe përplasjes Macron-Erdogan, iu drejtua Mustafa Nanos, ndërsa i tha: “Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras”.
Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.
Kapexhiu shtoi se nuk mund të vendoset një shenjt në një pozicion denigrues dhe se kush është ateist, “le ta mbajë për vete, por s’ka pse fyen të tjerët”.
“Nëse Muçi e quan veten ateist, un këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej nj të shenjtë që e duan ët tjerët. Mos e vendos në pozicione denigruese. Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, por pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”, tha ai.


You must be logged in to post a comment.