Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotmë në Përrenjas, ku Irena Balozi dhe vëllai i saj, Agron Balozi, kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Irena ishte mësuese muzike, ndërsa ata pas 20 ditësh kurimi në shtëpi, ata u shtruan për dy javë rresht në spital sepse gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua. Edhe bashkëshortja e Agronit u infektua me koronavirus dhe po trajtohet në shtëpi. Vdekja e mësueses është e para nga rradhët e arsimtarëve në vend. Nuk dihet nëse mësuesja ishte infektuar në shkollë nga kolegët ose nxënësit, apo jashtë saj.

Trending