
Në varrezën e këtij spitali ndodhet dhe im At.Edhe sa të tjerë duhet të vetëvriten në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që prokuroria të nxjerr rezultatet e hetimit për vetëvrasjen e parë të ndodhur që më 13 gusht ??? Mos vallë edhe këtë herë pozita e Zëvendësministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli e cila është bashkëshortja e drejtorit të këtij spitali Perlat Kapisyzi, po ndikon tek hetimet?
Mos vallë edhe këtë herë, atë çfarë ka ndodhur do ta mbuloj në mënyrë të përsëritur dheu?
Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” të njohur ndryshe si Sanatorimi i Tiranës edhe para se të kthehej në spital Covid ka pasur neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në trajtimin e të sëmurëve. Kjo jo me fjalë, por me prova. Ky spital e shtroi për ta diagnostikuar Babain tim dhe pasi i bëri edhe biopsinë e nxorri pa tumor dhe e la pa mjekim.Pas një muaji e gjysmë gjendja e tij u rëndua shumë dhe kur e dërguam në urgjencë për të kuptuar nga i vinte kjo gjendje, në urgjencën e QSUT dhe jo në spitalin e specializuar për mushkritë , Sanatorium, mësojmë, se im At kishte tumor në mushkri dhe zgjatime të tij në organe të tjera. Këtë e provoj edhe një biopsi e dytë të cilën e kryem duke paguar me euro një spital privat.Por Sanatoriumi e mbuloi neglizhencën me ndërhyrje, për të mos prishur imazhin e spitalit, duke qenë se drejtori Perlat Kapisyzi është dhe bashkëshorti i zëvendësministres së shëndetësisë Mira Rakacolli. Kur mjekun që ndiqte këtë rast e çova për gjykim disiplinor tek urdhri i mjekëve të Shqipërisë, ky i fundit për t’a gjykuar vendosi në krye të komisionit si kryetar, në shkelje të rregullores që vetë kishte nxjerrë, po një mjek nga Sanatoriumi, që të mbronte kolegun e tij.Si përfundim mjekun e nxorrëm të pafajshëm, sipas tyre ai nuk kishte neglizhuar.Kur i shkoj në zyrë presidentit të “Urdhrit të Mjekut” më thotë: Arjana, për kërë rast kam pasur shumë telefonata (ndërhyrje) pasi në këtë vend fatkeqësisht nuk e kemi krijuar ende kulturën e pranimit të neglizhencës apo gabimeve mjekësore. Vendimin e “Urdhrit” e çova në gjyq dhe ishte gjykata e cila në bazë të provave vendosi ta rrëzoi atë.Pra urdhri ra.Po kështu edhe spitali, të cilin e akuzova për neglizhencë.Ky spital kishte neglizhuar në rastin e babait tim të cilin nuk e diagnostikoi dhe e la një muaj e gjysmë pa mjekim, duke i shkaktuar /përshpejtuar atij vdekjen.
Në varrezën e këtij spitali ndodhet edhe im At.
Arjana Loçe Kupi

