Në rrugët e Beogradit ka shpërthyer festa pasi kreu i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Ai deklaroi se “Lista e Studentëve” ka marrë më shumë vende në zgjedhje.

Teksa votat janë ende duke u numëruar dhe nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare, Vuçiç njoftoi se kishte marrë informacione bazuar në një mostër statistikore.

Bazuar në mostrën statistikore, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, tha Vuçiç. Lista e studentëve do të ketë midis 135 dhe 140 vende në parlament, tha Vuçiç ndërsa për partinë e tij ai shtoi se nuk do të ketë më shumë se 105 vende.

Parlamenti i Serbisë ka 250 vende. Partia Përparimtare Serbe e Vuçiç ishte në pushtet që nga viti 2012. /LAPSI.al

Leave a Reply

Trending