Sot është 558 vjetori i Formulës së Pagëzimit. Bashke me kete dite vjen propozimi i Dom Gjergj Meta që 8 Nëntori të shpallet Dita Kombëtare e Gjuhës Shqipe! Ti kthehet zyrtarisht dinjiteti kësaj dite sa më shpejt!Fatkeqesisht kjo date lidhet me diten e formimit te partise komuniste ne tirane ne 1941,dhe sigurisht vendosja e kesaj date si dita e gjuhes shqipe do te mbylle ne analet e historise kete dite fatkeqe qe istaloj nje diktature 50 vjecare ne shqiperi.

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet më 8 nëntor në bibliotekën “Laurenziana”, të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915.

Njihet si nje nder dokumentet më te vjetër te shkrimit shqip, që njohim deri sot. Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut.

Është një formulë që duhej të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë. Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.

Trending