
Presidenti i republikës, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Koço Devole. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se humori dhe arti shqiptar humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Ndër të tjera ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.
“…Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!”, shkruhet në postimin e Metës.
Dhe stafi se bashku me sofren fierake shprehin ngushellimet me te sinqerta per humbjen e ketij artist shumplanesh qe do ti mungojne shqiptareve dhe skenes bashke me ekranin.

