Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e qeverisë.

Në një postim në Twitter, kryeministri shprehet i kënaqur për këtë vendim dhe i falënderon naftëtarët për besimin.

“Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim”, shkruan Rama.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”

Trending